A ka pasur me të vërtetë avionë në Indi, 7000 vjet më parë?

  • 20 dhjetor 2019 - 10:11
A ka pasur me të vërtetë avionë në Indi, 7000 vjet më parë?

Sipas një libri të porsaprezantuar në Indi, hindusët e vjetër lëre më që kishin avionë, por ata bënin edhe fluturime ndër planetare, me mijëra vjet më parë. Vepra, e prezantuar nga Anand Weddings dhe Ameya Jadhav gjatë një konference shkencore të organizuar nga Universiteti në Mumbai, Indi, konkludon se një sistem i aviacionit, më i përparuar sesa ai aktuali, duket se është përshkruar nga i mençuri Maharshi Bharadwaja, me mijëra vjet më parë.

Bharadwaja ishte njëri ndër të mençurit më të dalluar hindusë. Ai kishte një fuqi të madhe të meditimit. "Vaimanika Sastra", një tekst sanskrit i fillimit të shekullit XX, rreth teknologjisë aziatike, thotë se vimanat, të përmendura në epet e lashta sanskrite, ishin objekte të përparuara aerodinamike që ishin në gjendje të fluturonin.

(Kosova Sot Online)