Zbulohet ilaçi për të gjitha sëmundjet?!

  • 24 December 2019 - 09:06
Zbulohet ilaçi për të gjitha sëmundjet?!

T om Paladino pretendon se pajisja e tij e trasmetimit shkallor mundet që, në nivelin molekular, ta shpërbëjë çdo bakter apo faktor tjetër patogjen, duke përdorë vetëm një fotografi të pacientit. Tingëllon si shkencë e përzier me broçkulla, apo jo?.

Ai thotë se pajisja e tij është e ngarkuar me imazhe të zmadhuara të fotografive të më shumë se 350,000 patogjeneve. Tom më pas shton fotografitë në miniaturë të njerëzve të cilët do ta marrin "transmetimin" nga pajisja e tij. Ai thotë se fotografia e pacientit nuk është e thënë ta përmbajë fytyrën e tij, mjafton një pamje e lëkurës, kudo në trup. Ai thotë se çdo njeri e ka "nënshkrimin e tij të dritës", që regjistrohet në aurën e tij individuale. Sipas tij, fotografia e kap këtë nënshkrim të frekuencës së dritës.

(Kosova Sot Online)