Ekskluzive: Rusia merr nga Arabia Saudite "Arkën e Xhebrailit"

  • 25 dhjetor 2019 - 11:08
Ekskluzive: Rusia merr nga Arabia Saudite

Ka thënie islame, të cilat flasin rreth aleancës së myslimanëve dhe të krishterëve ortodoksë pak para kiametit. Disa mendojnë se kemi ardhur në ato ditë, meqë Rusia, sipas disa informatave, ka shkuar në Arabinë Saudite, që ta marrë një objekt hyjnor misterioz, të quajtur Arka e Xhebrailit, arkë të cilën mendohet se ky engjëll ia kishte dhënë profetit Muhamed, duke i thënë që të mos nxirrej në pah deri në një të ardhme të largët. Posa Putini mori një lajm të tillë, ai siguroi një transport të veçantë nga Arabia për në Antarktik.

Ai ka caktuar luftanije të fuqishme dhe armë të forta që ta përcjellin këtë dërgesë, gjë që flet edhe më shumë për rëndësinë e këtij objekti. Thuhet se këtë mision e udhëheqë admirali Vladimisky. Thuhet se kjo Arkë u gjet në vitin 2014 nën themelet e Xhamisë Masxhid al-Haram. Thuhet se shumë njerëz kanë vdekur gjatë tentimit për largimin e atij objekti. Në fund, thuhet se Arabia do ta krijojë një aleancë me Rusinë, në luftë kundër fuqive të tjera të botës.

(Kosova Sot Online)