Në një emision "live", gota lëviz pa e prekur kush

  • 26 December 2019 - 11:54
Në një emision

Gjatë programit të mëngjesit në një kanal TV në Honduras, është parë një gotë, duke rrëshqitur mbi tavolinë, pa e prekur askush. Kjo ngjarje e çuditshme ndodhi gjatë emisionit të quajtur "Primera Edicion", mu para syve të njërit prej prezantuesve - Carlos Molina - i cili dukej goxha i shqetësuar për këtë. Sipërfaqja e tavolinës ishte e drejtë, pra nuk kishte sesi gota të lëvizte si rezultat i forcës së gravitacionit.

"Shiko, shiko, a e pe gotën duke lëvizut?", e pyet Molina kolegun e tij Pablo Zapata, i cili gjendej i ulur afër tij. "Tavolina nuk është e shtrembër". Sipas njoftimeve, moderatori më pas bisedoi edhe me anëtarët e ekipit të produksionit, pasi që mendonte se ata kishin bërë shaka me të, por ata mohuan çdo involvim këtu.

(Kosova Sot Online)