Zbulohet një krijesë, e cila nuk vdes kurrë

  • 09 January 2020 - 09:40
Zbulohet një krijesë, e cila nuk vdes kurrë

Një grup i gjallesave pakurrizore, të quajtura hidra, e kanë aftësinë unike që ta ripërtërijnë veten deri në pafundësi. Bëhet fjalë për polipe të ujërave të ëmbla. Ajo që i bën ato veçanërisht interesante, është fakti se duket që nuk plaken e as nuk degjenerohen me kalimin e kohës dhe se, në fakt, mund të jetojnë përjetë. Biologu Daniel Martinez, i cili shumë vjet më parë ia kishte caktuar vetes detyrën që të dëshmonte se këto krijesa, megjithatë plaken, tani është dorëzuar dhe ka pranuar dështimin.

"Besoj se një hidër mund të jetojë deri në pafundësi, nëse gjendet në rrethanat adekuate", thotë ai. Çelësi i sekretit të tyre duket se ka të bëjë me faktin se trupi i tyre kryesisht përbëhet nga qelizat amë, të cilat janë të afta për shumim dhe diferencim të pakufishëm. Ne njerëzit i humbim këto qeliza amë në ditët e para të zhvillimit embrional, derisa hidrat i mbajnë gjithmonë.

(Kosova Sot Online)