Dredhitë e ndërmjetësve shpirtërorë dhe njerëzit që kanë rënë viktimë e tyre

  • 12 janar 2020 - 15:02
Dredhitë e ndërmjetësve shpirtërorë dhe njerëzit që kanë rënë viktimë e tyre

Jeta e përtejme dhe e ashtuquajtura botë shpirtërore tash e një kohë të gjatë ka nxitur debate në mes të njerëzve. Dhe, ndonëse mund të duket që shumica e ndërmjetësve shpirtërorë veprojnë, duke përdorur dredhi të ndryshme, ka shumë shkencëtarë të famshëm dhe legjenda të ushtrisë, të cilët kanë besuar në këto dredhi. Shumica e këtyre njerëzve besojnë edhe në jetën pas vdekjes, gjë kjo që duket të jetë e ndërlidhur ngushtë me besimin e dredhive të ndërmjetësve shpirtërorë, që pretendojnë të kenë 'dhunti' mbinatyrore. Më poshtë mund t'i lexoni tregimet për disa nga 'magjistarët' më të famshëm dhe për njerëzit, të cilët kanë rënë pre e mashtrimeve të tyre. 

Sir Arthur Conan Doyle

Ai është krijuesi i një detektivi, që ka arritur të bëhet njëri nga më të famshmit në botë duke i luftuar krimet me fuqinë e trurit - Sherlock Holmes, mirëpo duket se Sir Arthur Conan Doyle nuk ka qenë i bekuar me një urtësi të tillë. Doyle kishte besuar që magjistari Harry Houdini kishte fuqi psikike dhe si rrjedhojë kishte shkuar tek ai dhe i kishte thënë që t'ia lexonte mendjen. Pas takimit, Houdini i kishte thënë që fjala më e shpeshtë në trurin e tij ishte fjala 'Powell', gjë kjo që e kishte befasuar autorin, pasi kohëve të fundit kishte menduar shumë për mikun e tij, Ellis Powell, që kishte vdekur pak kohë më parë. Mirëpo, kur Houdini i kishte thënë se bëhej fjalë për magjistarin tjetër, Frederick Eugene Powell-in, Doyle nuk i kishte besuar më. 

Mashtruesja Doris

Stokes Gruaja që pretendonte të ishte ndërmjetëse psikike, Doris Stokes, për një kohë të gjatë kishte arritur ta mashtronte masën e gjerë, duke 'mbjellë' fshehurazi njerëz në skenën ku ajo vepronte. Stokes, që ka vdekur në vitin 1987, mblidhte mijëra njerëz gjatë performancave të saj, në të cilat madje edhe pretendonte që kishte zgjidhur raste të krimeve të ndryshme. Mirëpo, më vonë ishte bërë e ditur që anëtarët e audiencës, që ajo i ftonte në skenë, ishin zgjedhur me shumë kujdes, duke pasur informacione të mjaftueshme për ta, sa për t'i mashtruar subjektet që ajo përzgjidhte.  

Daniel Dunglas Home

Njëri nga ndërmjetësit më të famshëm psikik të të gjitha kohëve, Daniel Dunglas Home, pretendonte që ishte futur nga një dritare e katit të tretë duke fluturuar dhe kishte dalë jashtë, prapë duke fluturuar, nga një dritare tjetër në të njëjtin kat, në vitin 1868. Mirëpo, disa njerëz, të cilët kishin qenë në pozita të padëshiruara për 'magjistarin' kishin vërejtur defektet e mashtrimit të tij, duke i shpërfaqur ato më vonë. 

Gjenerali George Patton

Gjenerali ushtarak, George Patton, që ka qenë njëri nga gjeneralët më të mëdhenj amerikan të Luftës së Dytë Botërore, ishte bindur që ai ishte reinkarnacioni i komandantit ushtarak, Hanibal.

Shirley MacLaine

Aktorja Shirley MacLaine pretendon që në një jetë tjetër ajo kishte marrë pjesë në një gjykim në kohën e Louis-it të pesëmbëdhjetë, ndërsa në një jetë tjetër kishte qenë vëlla i luftëtarit të quajtur Ramtha. 


(Kosova Sot Online)