Misteret e naftës

  • 13 January 2020 - 09:21
Misteret e naftës

Megjithëse na është thënë vazhdimisht se nafta, e cila ka prejardhjen nga fosilet e dinozaurëve, është duke u shteruar dhe se, një ditë, rezervat e saj do të harxhohen në tërësi, ka edhe teori të tjera, të cilat thonë se frikësimet rreth shterjes së rezervave të naftës janë rrena dhe se janë sajime të korporatave, bankave dhe kompanive të mëdha të naftës.

Në fakt, teoria rreth sasive të kufizuara të naftës bie në ujë nëse supozohet se nafta nuk ka prejardhje nga fosilet, por vjen nga Bërthama e Tokës. Njëra nga pyetjet që parashtrojnë ithtarët e kësaj teorie është se si arritën organizmat e gjalla në thellësi aq të mëdha, për t'u shndërruar në naftë dhe, e dyta, pse deri më tani nuk pati sukses asnjë eksperiment për formimin e naftës nga bimët, apo kafshët. Pra, kjo teori thotë se nafta, por edhe gazi natyror, janë burime të përtëritshme të energjisë, që nuk shterojnë kurrë.

(Kosova Sot Online)