Universiteti "Monmouth" dhe tregimet rreth fantazmave

  • 13 January 2020 - 09:39
Universiteti

I themeluar në vitin 1933, ky institucion ka një histori të gjatë të tregimeve me fantazma dhe të ndodhive të çuditshme. I lokalizuar në Nju Xhërsi, reputacioni paranormal i këtij universiteti tash vonë ishte objekt i një studimi, të bërë nga Holly Ford. Punëtorët e këtij universiteti pohojnë ta kenë parë një fantazmë grua, duke ecur poshtë shkallëve natën vonë. Duke dashur që të mësonte më shumë rreth këtyre pohimeve, Ford filloi që të qëndronte në bibliotekën universitare deri natën vonë, deri në mbyllje të orarit. Edhe pse në fillim ishte skeptike, Holly më pas hetoi një prani të çuditshme derisa ishte në bibliotekë.

Por, ky është vetëm njëri nga tregimet e çuditshme në lidhje me fantazmat në këtë universitet. Tregimet e tjera flasin për zhurma në formë të ecjes nëpër korridore gjatë natës, pamjen e një figure të bardhë në oborrin e universitetit, si dhe përplasjen vetvetiu të dyerve dhe dritareve. Ka pasur edhe raste kur punëtorët kishin dëgjuar zëra bërtitës. Një vend i këndshëm për të studiuar, apo jo?

(Kosova Sot Online)