Roboti "Opportunity" vuan nga "amnezia"

  • 15 January 2020 - 09:30
Roboti

Roboti i dërguar nga NASA për ta hulumtuar Planetin e Kuq, tash e më shumë6 se një dekadë, ka punuar në eksplorimin e gjërave në sipërfaqen e Marsit, mirëpo tani duket se roboti është lodhur dhe ka filluar të tregojë shenja të plakjes. NASA ka bërë të ditur që memoria e "Opportunity"-t është dobësuar dukshëm dhe se informacionet që ai po i merr, po veniten.

"Roboti harron se çka ka bërë", ka thënë menaxheri i projektit, John Callas. Nëse situata përkeqësohet, zyrtarë të NASA-s druhen që komunikimi me të do të vështirësohet edhe më shumë, e nuk përjashtohet mundësia që ky robot, pas më shumë se një dekade pune të palodhshme, të dalë jashtë përdorimit.

(Kosova Sot Online)