UFO "e zjarrtë" filmohet në qiellin e Kalifornisë

  • 21 January 2020 - 09:23
UFO

Ken Roberts ka qenë duke u kthyer në shtëpinë e tij në Kaliforni, kur ka vërejtur diçka shumë të pazakontë në qiell. Më ta vërejtur këtë dukuri të çuditshme, ai kishte nxjerrë kamerën e tij për të filmuar. Në videon, e cila është publikuar në internet, mund të shihet një objekt që bie nga qielli, e që në kushte normale do të konsiderohej të jetë një meteor, apo ndonjë mbetje e fluturakeve që digjej në atmosferën e planetit.

Mirëpo, ajo që e bën këtë video unike është se pas disa sekondave, një objekt i vogël del nga "meteori" dhe niset në drejtim të qiellit, pra nuk bie poshtë siç do të ndodhte normalisht. "Nuk mund të ketë qenë aeroplan, pasi që nuk kam dëgjuar asnjë zë. Nuk ka pasur përplasje", ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)