NASA nxjerr robotin për eksplorimin e vullkaneve

  • 21 January 2020 - 09:39
NASA nxjerr robotin për eksplorimin e vullkaneve

Shkencëtarët janë duke eksperimentuar që të gjejnë rrugë të reja të eksplorimit të vullkaneve dhe aventurave të tjera në planetët e ndryshëm.

Si pjesë e kësaj iniciative, hulumtuesit Carolyn Parcheta dhe Aaron Parness kanë krijuar një robot të pazakontë, të cilin e kanë quajtur "VolcanoBot" e që do të lëshohet thellë në llavën e një vullkani aktiv në Havai nga mesi i muajit mars. Roboti i dizajnuar për t'iu bërë ballë temperaturave të larta dhe për të lëvizur në hapësira shumë të ngushta, pritet që të sjellë informacione të rëndësishme nga vendet kur njerëzimi nuk mund të futet.

(Kosova Sot Online)