Mjegulla misterioze trondit banorët e sietëllit në SHBA

  • 21 janar 2020 - 09:54
Mjegulla misterioze trondit banorët e sietëllit në SHBA

Banorët e Sietëllit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbetur të habitur, pasi që kanë parë një mjegull shumë të çuditshme. Ndonëse mund të tingëllojë si ndonjë skenë nga filmat horrorë, qytetarët e këtij qyteti janë befasuar dhe rrjedhimisht frikësuar kur kanë parë që mjegulla me aromë të pazakontë, po lëvizte sikur të ishte ndonjë materie e dirigjuar.

Lajmi për këtë mjegull misterioze ka marrë dhenë, pasi që shumë banorë kanë hedhur fotografi e video nëpër rrjetet sociale, ndërsa origjina e kësaj mjegulla ende ka mbetur mister.

(Kosova Sot Online)