Krijesa e frikshme tmerron një nënë!

  • 22 January 2020 - 10:14
Krijesa e frikshme tmerron një nënë!

Të gjithë e dimë përrallën me Borëbardhën dhe shtatë shkurtabiqët, prandaj mendojmë se ato krijesa xhuxhe, janë simpatike dhe të mira. Por, e dimë se ato janë pjellë e imagjinatës. Mirëpo, në një video shihet qartazi një xhuxh duke vrapuar me shpejtësi, me gjasë duke shpresuar se të tjerët nuk do ta shihnin.

Kjo video është incizuar në Santa Fe, Argjentinë nga një grua me emrin Silvia, e cila ishte duke incizuar të birin e vockël. Sipas Sylvia-s, i biri i saj Benjamin, ishte duke lozur dhe duke biseduar me dikë në korridor. Familja kishin vërejtur shpesh një sjellje të çuditshme të fëmijës, prandaj kishin vendosur që ta incizonin atë. A thua djali luante me xhuxhin?!

(Kosova Sot Online)