Shitet pallati i pushtuar nga shpirti i zonjës së bardhë

  • 24 January 2020 - 09:54
Shitet pallati i pushtuar nga shpirti i zonjës së bardhë

Pallati Blenkinsop në Grinhed, jo fort larg nga muri i Hidrianit në Angli, është nxjerrë në shitje edhe atë me një çmim të vogël, më të vogël sesa çmimi i një shtëpie paksa më të madhe në Londër. Përndryshe, sikur që bëjnë të ditur agjencitë, pallati ka katër dhoma të gjumit dhe dy dhoma për ndeja. Ai shitet me një çmim prej 325.000 funtesh.

Pallati ishte ndërtuar nga familja Blankinsop në vitin 1339 dhe ishte përdorë si shtëpi familjare dhe si hotel. Por, legjenda thotë se pallati në fjalë është i pushtuar nga shpirti i Zonjës së bardhë, vejushës së lakmitarit Brian de Blankinsop, i cili e kishte braktisur atë meqë ajo nuk donte që t'i tregonte se ku e kishte fshehur kutinë me stoli. Sipas legjendës, stolitë kurrë nuk ishin gjetur, e Zonja e Bardhë thuhet se sorollatet korridoreve të pallatit.

(Kosova Sot Online)