Njerëzit zhduken papritmas. Çka po ndodh kështu?!

  • 06 shkurt 2020 - 11:42
Njerëzit zhduken papritmas. Çka po ndodh kështu?!

George Knapp dhe disa njerëz të tjerë kanë raportuar rreth rasteve të çuditshme të qindra njerëzve që janë zhdukur pa nam e nishan në parqet kombëtare. David Paulidis, një ish polic, filloi të bënte hetime rreth këtyre zhdukjeve, por më pas ai u vizitua nga një informator, i cili punonte për qeverinë, i cili ia tregoi një rrëfim me të vërtetë të pabesueshëm rreth këtij fenomeni. David shkroi më pas një seri librash rreth më shumë se 400 personave të zhdukur, të quajtur "Missing 411?, ku jepen disa detaje me të vërtetë të pabesueshme.

Zyrtarët e parqeve kombëtare i thanë atij se nuk kanë ndonjë listë të personave të zhdukur, por më pas, pas insistimit të tij, i thanë se listën e tillë mund t'ia japin nëse paguan 1.4 milion dollarë! David filloi vetë ta bëjë listën e personave të zhdukur dhe zbuloi se, në të shumtën e rasteve, njerëzit ishin zhdukur para syve të të tjerëve, papritmas. Sikur t'i kishte lëshuar toka. Por, ajo që habitë, është se rrobat e personave të zhdukur janë gjetur të palosura mirë, të rregulluara.

(Kosova Sot Online)