Gjërat, që përplasen vetvetiu gjatë natës

  • 08 February 2020 - 15:19
Gjërat, që përplasen vetvetiu gjatë natës

Inisfail është qytet në Kuinslend të Australisë. Në këtë qytet ka tregime të fantazmave që kanë të bëjnë me kopshtin zoologjik, apo me ndonjë shtëpi të braktisur, ku këto tregime vijnë në variante të ndryshme. Fantazmat thuhet se janë parë duke ecur nëpër dhomë, duke larguar nga shtrati fëmijët derisa këta ishin duke fjetur, apo thjesht, duke bërë zhurmë me ecjen e tyre në mes të natës. Shtëpia e vogël "Unë jam rritur në një shtëpi të vogël, e cila gjendej në veri të Shkollës së mesme të Inisfailit, në mes të kompleksit të tanishëm të apartamenteve në vitet 1950, shtëpi të cilën babai im e kishte blerë për 500 dollarë", thotë sherifi lokal Cliff Sanders. "Sikur edhe shumë shtëpi të tjera të asaj kohe, ne kishim një aneks, ku disa pjesë të tij i kishim mbuluar, në mënyrë që gjatë dimrit shtëpia të ishte më e ngrohtë". Në shtëpinë e Sandersit nuk jetonin vetëm nëna, babai, vëllai i tij dhe vetë ai, por edhe një "prezencë" tjetër, e cila e frikësonte tej mase atë.

"Më kujtohet që nëna ime u përkujdes për nënën e saj derisa kjo e fundit ndërroi jetë", thotë Sanders. "Derisa isha djalë i ri më kujtohet se gjyshja ishte një përdoruese e shpeshtë e pllakës Ouija dhe, në një rast, e përdori atë për ta gjetur vajzën e saj të zhdukur. Pasi që gjyshja vdiq, 'shpirti' vazhdoi të qëndronte me nënën time". Pllaka Ouija Ouija ishte diçka me të cilën Sanders u rrit dhe me të cilën lozte gjatë viteve të tij të adoleshencës, por përjetimi i tij ende e bën atë që të rrëqethet edhe pse tanimë kanë kaluar 50 vjet nga ajo kohë. "Më kujtohet kur kisha 12 vjet dhe kisha bërë pllakën time me një çelës dhe një karton", thotë Sanders në lidhje me këtë kujtim të frikshëm. "Ishim duke luajtur një ditë dhe e 'pyetëm' pllakën nëse mund ta bënte çelësin të rrinte pezull. Pllaka u përgjigj me 'po'. Unë kërkova nga shpirti ta bënte atë dhe më pas, unë dhe miku im dëgjuam një zë prapa nesh. Ne u kthyem prapa për të shikuar, por nuk pamë asgjë. Kur u kthyem kah pllaka, pamë se çelësi rrinte pezull. Më pas ai u dridh dhe ra poshtë". Po ashtu, një shofer taksie rikujton se kishte dëgjuar zëra të hapave duke zbritur shkallëve të hekurta, por edhe një rast tjetër, kur ai dhe një shok i tij kishin dalë jashtë për ta parë një dritë në nënkulm, derisa aty nuk gjendej njeri. Drita misterioze Një herë tjetër, kur një mik kishte bujtur te ta, që të dy ata kishin dëgjuar zhurmën e një taketukeje të qelqtë duke u tërhequr zvarrë nën shtrat. "I ndezëm dritat dhe nuk pamë asgjë të çuditshme, pos një pike të ndritshme, e cila lëvizte nëpër dhomë", thotë Sanders, i cili flet edhe për objektet e zhdukura, të cilat përnjëherë, në mënyrë të mistershme, rishfaqeshin.

"Më vonë, kur kisha 16 vjet, unë dhe e dashura ime ishim duke e përdorë pllakën Ouija dhe unë dëgjova një të qeshur djallëzore prapa meje, e cila m'i rrëqethi mishrat". Sanders që nga ajo kohë nuk ka përdorë më pllakën Ouija dhe bën jetën e një besimtari të devotshëm. Sanders, i cili tani ka 65 vjet, kujtohet ta ketë dëgjuar rrëfimin rreth një familjeje, e cila jetonte në një apartament të ndërtesës e cila gjendet në të njëjtin vend ku gjendej dikur shtëpia e tij. Anëtarët e asaj familjeje dëgjonin zhurma të ndryshme, pa ndonjë shkaktar evident të tyre. "Ndoshta shpirti ende është aty", thotë Sanders.

(Kosova Sot Online)