Një koincidencë e çuditshme

  • 09 February 2020 - 08:18
Një koincidencë e çuditshme

Blake Tussing rikujton një koincidencë të çuditshme. Rreth 30 vjet më parë ai ishte në Uatervill me qenin e tij dhe ishte ndalë në një dyqan akulloresh, ku kishte porositur një akullore për veten dhe një për qenin e tij. shitësi kishte mbetur i impresionuar nga kjo dhe i kishte thënë se akulloren për qenin e kishte falas. Njëzet vjet më vonë, Tussing ishte në aeroport duke qëndruar afër një xhentëlmeni të vjetër. 

Që të dy ata e shikonin një qen të pikëlluar, të cilin e fusnin pa dëshirë në avion. Kjo ia kujtoi Tussing-ut përvojën e tij me qenin dhe akulloren. Ai ia tregoi plakut që e kishte afër atë ngjarje. "Jam i sigurt se je duke e thënë të vërtetën", i tha plaku, "meqë unë jam ai njeriu që ta dha akulloren falas për qenin.

(Kosova Sot Online)