NASA paralajmëron për një asteroid të rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës

  • 11 February 2020 - 22:13
NASA paralajmëron për një asteroid të rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës

Një asteroid do të kalojë pranë planetit tonë më 15 shkurt dhe ka një gjerësi prej 1 kilometër. Një shkëmb hapësinor i kësaj mase mund të vrasë miliona njerëz në zonën ku godet (nëse përplaset me tokën) dhe mund të shkaktojë një katastrofë në shkallë globale.

Administrata Kombëtare e Menaxhimit të Hapësirës në SHBA thotë se është duke ndjekur avancimin e asteroidit 2002 PZ39, i cili po vjen drejt tokës me shpejtësi prej më shumë se 57,240km/orë.

Shkëmbi hapësinor që është i gjerë nga 440 m deri në 990 m, do të ketë një “qasje të afërt” me planetin tonë rreth orës ndërkombëtare 11:05,  më 15 shkurt.

Nëse një trup i tillë do të përplasej me tokën, mund të ketë pasoja për të gjithë planetin.

“Nëse një meteoroid shkëmbor më i madh se 25m, por më i vogël se një kilometër, do të godiste tokën, do të shkaktonte dëme vetëm në zonën e goditjes. Ne besojmë se një asteroid prej dy kilometrash ose me më shumë gjerësi, ka pasoja për të gjithë planetin”, -thuhet në agjencinë e NASA.

Sipas llogaritjeve trupi do të kalojë 5.77 milionë kilometra pranë tokës, që megjithëse mund të duket si një distancë e sigurt, llogaritjet nuk kanë rezultate absolute dhe mund të ndryshojnë.

(Kosova Sot Online)