Cili është funksioni i bazës së jashtëtokësorëve në Siberi?

  • 13 February 2020 - 09:50
Cili është funksioni i bazës së jashtëtokësorëve në Siberi?

Shkencëtari rus, Valerij Uvarov, thotë se baza e alienëve në Siberi e ruan Tokën dhe, gjatë luftërave në ishJugosllavi, ajo bazë ishte aktivizuar sërish. Sipas tij, kjo bazë kishte shkaktuar edhe eksplodimin në Tunguzi, në vitin 1908, e detyra primare e saj është që të shkatërrojë kometat dhe asteroidet, të cilat vijnë në drejtim të planetit tonë.

Dr. Valerij Uvarov punon në Akademinë e shkencave dhe sigurisë kombëtare në Shën Petersburg dhe merret me studimin e UFO-ve. Ai thotë se nuk ka dyshim që nuk jemi të vetmit në gjithësi dhe se njëra ndër detyrat me të cilët merret qendra e tij, është kërkimi i përgjigjes cilat janë interesat e jashtëtokësorëve në Tokë. Për këtë shkak, ekipi i tij bashkëpunon me NASA-n e Amerikës. Uvarov ka shtuar se ekzisto një lidhje e fortë midis qendrës së jashtëtokësorëve dhe të të ashtuquajturit planet X.

(Kosova Sot Online)