Një anije alienësh është parë duke u sjellë rreth një asteroidi

  • 13 February 2020 - 10:13
Një anije alienësh është parë duke u sjellë rreth një asteroidi

Ashihet në këtë foto të re të NASA-s një anije alienësh? Kjo foto intriguese e NASA-s e një asteroidi, e bërë derisa ai kalon afër Tokës, tregon diçka të çuditshme. Në fotografi shihet asteroidi 2004 BL86, i cili sipas NASA-s e ka "hënën" (satelitin natyror) e tij, prandaj, gjithmonë sipas shpjegimit zyrtar, nuk bëhet fjalë për kurrfarë UFO-je, a anijeje kozmike të jashtëtokësorëve, por për një satelit natyror.

Duke vazhduar më pas në këtë drejtim, NASA thotë se asteroidet e kësaj madhësie, apo të një madhësie më të madhe, mund të jenë jo një, por disa satelitë natyrorë. Por, NASA nuk thotë pse nuk është e mundur që, objekti që shihet, të jetë UFO? Ekspertët që merren me studimin e UFO-ve thonë se nuk ka gjasa që objekti në fjalë të jetë satelit natyror. Varet nga ju se kujt do t'i besoni më shumë.

(Kosova Sot Online)