Universi është plot sekrete, të cilat e sfidojnë atë që dimë ne, si njerëz

  • 13 February 2020 - 15:10
Universi është plot sekrete, të cilat e sfidojnë atë që dimë ne, si njerëz

Ruprecht Schultz kishte një shprehi të çuditshme kur ishte fëmijë, për t'i bërë gishtat në formë të revoles dhe t'i drejtonte në kokë, duke thënë: "e vrava veten", sa herë nuk ishte i lumtur. E ëma e tij u shqetësua dhe i tha që të mos e bënte këtë gjë. Por, kur u rrit, u bë e qartë se nga i ishte krijuar atij kjo shprehi. Schultz incizoi historinë e tij në formë audio, si dhe e shkroi atë. Ajo histori më pas u studiua nga kërkimtari i njohur i reinkarnacionit Dr. Ian Stevenson nga Universiteti i Virxhinias. Ngjarjet Me të filluar të Luftës së Dytë Botërore, falimentoi biznesi i pastrimit kimik të rrobave i Schultz-it në Berlin. Ai shpesh rrinte në zyrë, duke menduar rreth kohëve të vështira. Kur gjendej në një situatë tepër të vështirë, atij i vinte mendimi:

"Ti ishe në një gjendje të këtillë edhe më parë". Në këtë moment ai filloi të kishte kujtime nga jeta e kaluar, në detaje të tilla, sa që në një rast ia doli të gjente të dhëna rreth një njeriu, ku gruaja e tij dukej tamam ashtu sikur "atij i kujtohej". Shpjegimi i "ekspertit të çështjes" Dr. Stevenson thotë se situata e ngjashme në jetën aktuale, mund të ketë ndikuar në rikthimin e këtyre kujtimeve. Schultzit iu kujtua se, gjatë jetës paraprake, ai kishte një biznes që kishte të bënte me lëndë druri dhe, me gjasë, me transport mallrash. Për koincidencë, derisa ishte fëmijë, Schultz ishte shumë i interesuar rreth anieve edhe pse jetonte në thellësi të vendit, në Berlin. Schultzit i kujtohej se kishte pësuar humbje të tmerrshme financiare. Atij i kujtohej se, për shkak të këtyre humbjeve, e kishte vrarë veten në kokë me revole. Kjo kishte ndodhur gjatë një feste. Schultz po ashtu, ishte i sigurt se, në jetën paraprake, kishte jetuar në një qytet liman në Gjermani. Ai po ashtu e kishte ndjenjën se ishin vitet 1880. Hulumtimet Pas hulumtimeve të bëra me autoritetet komunale, u vërtetua se vetë, në Vilhelmshaven kishte ekzistuar dikur një njeri që i përshtatej atij përshkrimi. Njeriu, i cili dukej se ishte i lidhur me Schultz-in, ishte përshkruar si Helmut Kohler. Ai kishte poseduar një biznes me anije. Për shkak të përllogaritjeve të gabueshme, ai pësoi humbje të mëdha financiare. Për më tepër, kontabilisti i kompanisë së tij iku me një sasi të madhe të parave. Kohler e kishte vrarë veten në një ditë feste, "Dita e Pendimit dhe lutjeve", në vitin 1887.

Schultz më pas gjeti të birin e Kohler-it, Ludwig Kohler, i cili ishte ende gjallë. Një hepiend Schultz kishte një qëndrim shumë konservativ ndaj parave, duke thënë se kjo ishte si pasojë e ndikimit nga jeta paraprake. Ai humbi një pjesë të pasurisë për shkak të shkatërrimit të Berlinit gjatë luftës, e më pas, pas ndarjes së qytetit në pjesën Lindore dhe Perëndimore. Por, Schultz nuk pati një përfundim tragjik sikur Kohler. Schultz dhe gruaja e tij jetuan ditët e pleqërisë në Frankfurt, ku Schultz vdiq në moshën 80-vjeçare në vitin 1967.

(Kosova Sot Online)