Dëshmi të reja rreth zonës 51

  • 14 February 2020 - 14:32
Dëshmi të reja rreth zonës 51

Janë paraqitur fotografi të reja, të cilat pretendojnë se paraqesin trupin e një alieni, me të cilin merren ushtarët amerikanë gjatë viteve 1940. Revista me seli në Zelandë të re, "Uncensored", ka bërë një analizë skenë pas skene, dhe ka ardhur deri te përfundimi se në Zonën 51 (Area 51) me të vërtetë kishte alienë. Por, Philip Mantle, ekspert i UFO-ve, thotë se këto fotografi që u paraqitën tani, nuk janë asgjë tjetër, pos foto të marra nga filmi "Alien Autopsy", të publikuar në vitin 2006.

Por, përkundër kësaj, në forumet e teorive të konspiracionit janë paraqitur teori të cilat thonë se prania e alienëve në këtë zonë është më se e sigurt. "Gjuetarët" e UFO-ve mendojnë se këto foto janë publikuar me qëllim të dezinformimit, respektivisht të largimit të vëmendjes nga dëshmitë e vërteta. Të tjerët mendojnë se është duke u afruar me shpejtësi dita kur publikisht do të pranohet ekzistimi i alienëve.

(Kosova Sot Online)