
Lexoni edhe:
Gruaja që ia bën vdekjes me sy
Një formë e rrallë e shkarkimit elektrik (vetëtimës) e cila, në vend se të bjerë poshtë, lëviz lart, është regjistruar me kamerë nga shkencëtarët. Ajo që është interesante, është fakti se, që të tri llojet e këtij fenomeni, që dihet se ekzistojnë, janë parë në këtë rast. Ky studim, i bërë nga një ekip i Institutit të Teknologjisë në Florida, është publikuar në revistën "Nature Communications".
Gruaja që ia bën vdekjes me syLexoni edhe:
Gjithsej janë vërejtur shtatë shkarkime elektrike të tilla, secila me një "nënshkrim" unik optik. Gjatë dimrit dhe stuhive me borë, shkarkimet e tilla elektrike mund të fillohen nga objektet e larta. Por, këto shkarkime elektrike janë tepër të rralla, më pak se 1% nga të gjitha vetëtimat. Pra, kemi të bëjmë me një vetëtimë, e cila udhëton nga poshtë (toka, ndonjë objekt), kah qielli. Dr. Ningyu Liu thotë se vetëtimat e tilla bartin një sasi të madhe të ngarkesës elektrike në shtresat e epërme të atmosferës.
(Kosova Sot Online)