A kanë ekzistuar armët atomike edhe në kohët antike?

  • 16 February 2020 - 08:17
A kanë ekzistuar armët atomike edhe në kohët antike?

Ekzistojnë disa gjëra të çuditshme, të cilat na bëjnë të pyetemi se a kanë ekzistuar armët bërthamore edhe në kohët antike? Njëra ndër këto gjëra janë edhe fushat e qelqta. Në disa shkretëtira janë gjetur fusha të qelqit, të krijuara nga rëra, nën ndikimin e temperaturave tepër të larta. Disa mendojnë se këto fusha janë krijuar nga goditjet e rrufesë, por ato janë tepër të mëdha, për ta pasur një origjinë të tillë, transmeton gazeta Kosova Sot. 

Të tjerët thonë se fushat e tilla mund të jenë krijuar nga goditjet e meteorëve, por në mungesë të kratereve, një teori e tillë po ashtu bie poshtë. Gjatë testimit të armëve bërthamore në Nju Meksiko, në vendin e shpërthimeve ishin krijuar fushat e qelqta. Edhe gërmadhat e shndërruara në qelq po ashtu janë dëshmi të shpërthimeve potenciale bërthamore. 

(Kosova Sot Online)