A është ndalur evolucioni i njeriut?

  • 16 February 2020 - 08:37
A është ndalur evolucioni i njeriut?

Përkundër mënyrës moderne të jetës, punëve të vështira dhe dietave strikte, të cilat kanë një ndikim të madh në seleksionimin natyror, një studim i ri ka treguar se njerëzit ende vazhdojnë që të evoluojnë.

Rënia e shkallës së vdekshmërisë dhe rritja e numrit të anëtarëve të familjes në Perëndim që nga revolucioni industrial 250 vjet më parë, nuk e ka ndërprerë evoluimin që ta bëjë ndikimin e vet në gjenet njerëzore.

"Ne vazhdojmë që të zhvillohemi. Përderisa disa individë kanë më shumë, e disa më pak fëmijë, ekziston potenciali për evolucion", ka deklaruar Elizabeth Bolund nga Universiteti "Uppsala" në Suedi.

Disa shkencëtarë kishin menduar se evolucioni i racës njerëzore kishte marrë fund për shkak të ndikimit të bujqësisë, shkencës moderne dhe teknologjisë, por përkundër kësaj, kjo u dëshmua si e pasaktë.

(Kosova Sot Online)