Misteret e Liqenit të Kripur në SHBA

  • 17 February 2020 - 10:52
Misteret e Liqenit të Kripur në SHBA

Liqeni i Kripur, që gjendet në Jutah të Shteteve të Bashkuara, tash e një kohë të gjatë njihet si liqeni më i çuditshëm në Amerikën Veriore, duke qenë temë e miteve, legjendave dhe mistereve të pashpjegueshme. Liqeni i Madh i Kripur është liqeni më i madh në botë me ujë të njelmët Për momentin, liqeni mbulon 4.400 kilometra katrorë, ndonëse në të kaluarën, 'paraardhësit' e tij besohet të kenë mbuluar deri në 58.000 kilometra katrorë.

Ndonëse ky liqe njihet për mungesën e gjallesave të zakonshme ujore, liqeni në fjalë besohet të jetë shtëpi për shumë krijesa të pazakonshme. Disa thonë se kanë vërejtur krijesa gjigante në formë të peshqve, mirëpo që në fakt nuk janë peshq. Për më tepër, besohet se në këtë liqe ekzistojnë dhe disa krijesa të vogla në formë të kuajve, që nëpër gojëdhënat lokale thuhet se janë përdorur nga një ushtri vendase.

(Kosova Sot Online)