Tabela "ouija" i paralajmëron nënë e bijë që do të vdesin shpejt

  • 17 February 2020 - 11:23
Tabela

Një grua bashkë me vajzën e saj ishin munduar që të viheshin me kontakt me qenin e tyre që kishte ngordhur para pak kohës, si pasojë e keqtrajtimit nga ana e bashkëshortit të saj, i cili kishte menduar që qeni në fjalë ishte i pushtuar nga fantazmat.

Për ta vënë kontaktin me qenin nënë e bijë kishin përdorur Tabelën "Ouija", për të cilën i kishin thënë fqinjës së tyre që i kishte paralajmëruar se pas pak kohës, të dy femrat do të vdisnin. Të nesërmen në mëngjes, një zjarr i tmerrshëm kishte kapluar shtëpinë e familjes, duke i lënë femrat me lëndime shumë të rënda. Rasti në fjalë është studiuar nga shumë hulumtues të dukurive paranormale, të cilëve veçse iu është përforcuar bindja për fuqinë e Tabelave të njohura si "Ouija".

(Kosova Sot Online)