Si do të stimulohet invadimi alien?

  • 20 February 2020 - 09:35
Si do të stimulohet invadimi alien?

P rojekti "Blue Beam" është një program i zhvilluar nga NASA për të simuluar lajmet e rreme në lidhje me UFO-t. Ai projekt mund të përdoret për të bërë pamje virtuale të cilat duken si të vërteta. Po ashtu, projekti në fjalë mund ta përdorë telepatinë për të futur ide apo mendime në mendjen e njerëzve të caktuar. Ky projekt famëkeq ka katër etapa, me qëllim të implementimit të religjionit të "epokës së re", i cili në qendër të tij e ka antikrishtin. Ky religjion do ta mundësojë qeverinë e re botërore. Por, pa besuar në religjionin e ri, Qeveria e re botërore është tërësisht e pafuqishme.

Për këtë shkak, Projekti "Blue Beam" ka kaq shumë rëndësi për ta, por deri tani ka mbetur i fshehur. Realizimi i këtij projekti nënkupton shkaktimin e tërmeteve artificiale me një precizitet të madh në vende të caktuara. Qëllimi është që të gjitha religjionet tradicionale të demantohen dhe të shfaqen si të rreme. Që të gjithë njerëzit duhet të mendojnë se feja e tyre, e baballarëve dhe gjyshërve të tyre, paska qenë e rreme.

(Kosova Sot Online)