Disa nga këta ishuj ishin përdorë për qëllime ushtarake

  • 20 February 2020 - 14:54
Disa nga këta ishuj ishin përdorë për qëllime ushtarake

1. Ishulli Hirta, Skoci

Hirta është ishulli më i madh në arkipelagun St Kilda, në skajin perëndimor të Skocisë. Ky ishull me gjasë ka qenë i banueshëm për rreth 2000 vjet, por numri i banorëve të tij me gjasë kurrë nuk ka qenë më i madh se 180 (dhe, që nga viti 1851 aty nuk kishte pasur më shumë se 100 banorë). Në vitin 1930 ishin evakuuar të gjithë banorët e këtij ishulli, për shkak të sëmundjeve dhe shkaqeve të tjera. Aktualisht, në këtë ishull mund të takoni vetëm personelin e ministrisë së mbrojtjes, punëtorët e konservimit, vullnetarët dhe shkencëtarët, që punojnë këtu gjatë muajve të verës.

2. Ishulli North Brother, Nju-Jork, SHBA

Ishulli North Brother gjendet midis Bronksit dhe ishullit të Rikerit. Ky ishull ishte i pabanueshëm deri në vitin 1885, kur aty u vendos spitali "Riverside", i cili më parë gjendej në ishullin Bllekuell. Ky spital ishte formuar për trajtimin e lisë dhe për izolimin e pacientëve të prekur nga kjo sëmundje ngjitëse. Më pas aty filluan që të shëroheshin edhe sëmundje të tjera që kërkojnë mbajtjen në karantinë. Spitali u mbyll rreth vitit 1940. Tani aty jetojnë vetëm zogjtë. Shumica e ndërtesave të spitalit ende janë në këmbë, por janë tepër të dëmtuara dhe rrezikojnë që të shemben nga çasti në çast. Në vitin 2011, lloji i gatave (lloj shpezësh) për arsye të panjohura u largua në tërësi nga ky ishull. 

3. Ishulli Hashima, Japoni

Ishulli Hashima, i cili më shumë njihet me emrin Gunkanjima, është njëri nga 505 ishujt e pabanuar në prefekturën Nagasaki të Japonisë. Ky ishull ishte i banueshëm midis viteve 1887 deri 1974, ku bëhej përpunimi i xeheve. Tani më së shumti në sy bien ndërtesat e braktisura, të çimentos, si dhe muri, i cili e rrethon atë. "Mitsubishi" e bleu këtë ishull në vitin 1890 dhe filloi projektin që kishte për qëllim nxjerrjen e xeheve nga minierat nëndetare. Sido që të jetë, tani aty nuk ka asnjë "shpirt të gjallë". 

4. Ishulli Great Blasket, Irland
 

Great Blasket është ishulli më i madh nga ky grup ishujsh në qarkun Kerri, Irlandë. Ky ishull ishte i banueshëm deri në vitin 1953, kur Qeveria irlandeze deklaroi se më nuk mund ta garantonte sigurinë e banorëve të mbetur. Në këtë ishull kishin jetuar tre shkrimtarë të njohur irlandezë: Tomás Ó Criomhthain, Peig Sayers dhe Muiris Ó Súilleabháin. Deri në vitin 1953, banorët e këtij ishulli jetonin në vendbanimin më perëndimor në Irlandë. Numri i banorëve sillej rreth 150 dhe ata kryesisht jetonin nga peshkimi. Tani ishulli ka kaluar në pronësi të shtetit dhe është tërësisht i pabanueshëm. 

(Kosova Sot Online)