Ja çka thotë Edward Snowden rreth alienëve

  • 22 February 2020 - 09:48
Ja çka thotë Edward Snowden rreth alienëve

E dward Snowden, i cili bëri bujë me dokumentet që i zbuloi, thuhet ta ketë shprehur mendimin e tij prej eksperti edhe në lidhje me alienët, respektivisht ka thënë atë që dihet shumë mirë nga zyrtarët amerikanë, por që kurrë nuk thuhet në publik. Sipas dokumenteve të cilat i ka parë Snowden, Qeveria amerikane ka kohë që di për ekzistimin e UFOve, ku ajo e di edhe se UFO-t drejtohen nga specie të cilat janë shumë më të përparuara se njerëzit.

Por, këto specie nuk mund të quhen alienë, jashtëtokësorë, meqë edhe ato jetojnë në Tokë. Bile, ata jetojnë këtu me miliarda vjet dhe janë shumë përpara neve sa i përket zhvillimit. Bëhet fjalë për lloje më inteligjente të species Homo sapiens që jetojnë në mbështjellësin e Tokës (pjesën që gjendet nën koren e Tokës) ku rrethanat për jetë janë stabile tash e miliarda vjet. Snowden thotë se autoritetet amerikane me të vërtetë kanë frikë të madhe se këto specie një ditë do të na sulmojnë për të na shkatërruar.

(Kosova Sot Online)