Raketa e cila do ta studiojë diellin

  • 22 February 2020 - 10:57
Raketa e cila do ta studiojë diellin

Të mërkurën, kompania "SpaceX" ka lansuar me sukses në gjithësi satelitin amerikan, të ngarkuar me përcjelljen e stuhive diellore, i cili do të bëjë fotografi dhe incizime të Tokës nga një largësi prej 1.6 milion kilometrash. Lansimi i raketës "Falcon 9" ishte planifikuar që të bëhej të dielën, por për shkak të problemeve me radar, e më pas edhe me një erë të fortë, lansimi ishte shtyrë për të mërkurën. Raketa u lansua nga Kejp Kanaviral në Florida.

Raketa në vetvete përmban satelitin DSCVR (Deep Space Climate Observatory). Bëhet fjalë për të të ashtuquajturin një observator fluturues, ndërtimi i së cilit ka kushtuar rreth 340 milionë dollarë. Ai përmban instrumentet e NASA-s dhe NOAA-s (National Oceanic and Atmospheric Administration - Administrata kombëtare oqeanike dhe atmosferike) të cilat do t'i përcjellin shpërthimet dhe stuhitë diellore, të cilat mund të kenë ndikim në jetën në Tokë. DSCVR do ta zëvendësojë satelitin e vjetër 17 vjet dhe atij do t'i duhen 110 ditë që të arrijë në vendin e duhur, më saktësisht, në një largësi prej 1.6 milion kilometrash nga Toka.

(Kosova Sot Online)