Çka dëshiron të dijë Hayes?

  • 22 February 2020 - 15:07
Çka dëshiron të dijë Hayes?

Është mahnitëse mënyra sesi punojnë mediumet, njerëzit të cilët kanë aftësi që të kontaktojnë me botën e shpirtrave. Një banore e Marltonit, Nju Xhersi, e quajtur Jean Durkin, e cila është medium psikik, një herë u gjet në një studio të radios, për ta bërë një performancë aty, "live". "Seanca" Barb Hayes, një njeri i panjohur për Durkinin, qëndronte i heshtur përballë mediumit, derisa ajo shkruante në fletoren e saj - diçka që ishte duke ndodhur derisa ajo lidhej me botën e shpirtrave. Durkin i tha Hayes-it se shihte një mashkull të ri, 19 deri 20 vjeç, i cili qëndronte përballë një varreze. Hayes tha se nuk ishte i sigurt se kush ishte ky njeri, por tha se ai kishte vizituar këtë varrezë edhe dy ditë më parë. "Ju e njihni atë në një mënyrë, nuk e di sesi, por ai dëshiron që ju ta dini se ai është me ju", tha Durkin. "Varreza është mënyra e tij për t'ua vërtetuar këtë".

Më pas, Durkin filloi ta shihte një kuzhinë të madhe, ku shumë njerëz përgatisnin ushqime, qeshnin dhe pinin. "Thuajse është duke ndodhur një ndejë", tha ajo. Një e ftuar në atë ndejë, një grua e cila kishte ndikim në jetën e Hayes-it, iu afrua Durkinit. "A ka ndihmuar ajo në rritjen tuaj?", pyeti Durkin. "Ajo më bën të ndihem sikur kishte tentuar që t'ju mbante në rrugë të drejtë". Hayes konfirmoi se kjo grua, halla e tij, i kishte ofruar këshilla në të kaluarën. "Ajo sapo më thotë se ju keni një pyetje të veçantë për mua", shtoi Durkin. Çka dëshiron të dijë Hayes? Hayes, të cilës i kishte vdekur burri papritmas disa vjet më parë, donte ta dinte a ishte shpirti i burrit të saj i pranishëm në jetën e saj dhe në atë të vajzave të saj. "Ai është duke u përpjekur që t'ua tërheqë vëmendjen", shtoi Durkin. "A mendoni se ai është afër? A ia ndieni erën? Mua më duket se ai është duke u munduar që t'ua bëjë të dijshme praninë e tij, por ju jeni tepër të zënë dhe nuk e hetoni këtë". Hayes thotë se shpesh e ndien aromën e burrit të saj të ndjerë. Hayes më pas thotë se, që nga vdekja e burrit të saj, ajo kishte qenë dëshmitare e shumë "shenjave", por nuk e dinte a ishin ato nga burri i saj, apo nga ndokush tjetër. "Thjesht, nuk isha e sigurt", thotë ajo. "Ai nuk ishte ndonjë llafazan i madh. Por, unë edhe sot e kësaj dite vazhdoj t'i flas atij".

Durkin i tha asaj se ajo mund të vazhdonte që t'i fliste burrit të saj të ndjerë. "Ai po më tregon se ti i flet derisa je në shtrat. A është kjo e vërtetë"? Hayes thotë se nuk i flet aq shpesh në shtrat, por i flet edhe në shtrat disa herë. Durkin i tregon asaj se burrit të saj të ndjerë i pëlqejnë shumë bisedat që ajo i bën me të dhe e falënderon shumë për këtë. Fundi i "seancës" Në fund të kësaj "seance", udhëheqësi i emisionit të radios e pyeti Hayes-in se ishin të vërteta ato që ia kishte thënë Durkin. "Po", tha ajo me entuziazëm. "Shumëçka që ajo tha, më kanë ndodhur me të vërtetë". Hayes më pas bën me dije se, atë mbrëmje kur kishte vdekur i shoqi, ajo dhe e bija e saj, Alicia Burkhardt, ishin duke ndenjur jashtë, kur e kishin parë një yll duke rënë. Tani ajo mendon se ai yll ndoshta ishte shenjë nga burri i saj i ndjerë. 

(Kosova Sot Online)