Misteri i pashpjegueshëm i Kubit të Salcburgut

  • 23 February 2020 - 08:58
Misteri i pashpjegueshëm i Kubit të Salcburgut

Kubi i njohur i Salcburgut (apo sikur që quhet ndryshe edhe Hekuri i Wolfsegg-ut) është një artefakt shumë i çuditshëm antik, i cili është gjetur i mbërthyer në linjit, në vitin 1885, në Wolfsegg am Hausruck, Austri. Ky objekt u zbulua pasi që një punëtor në shkritoren e hekurit në Schondorf, Austri, ishte duke thyer një bllok linjiti, të vjetër 20 milionë vjet, transmeton gazeta Kosova Sot. 

Më pas, në vitin 1886, inxhinieri i minierave Adolf Gurlt raportoi për këtë objekt në Shoqatën e historisë së natyrës në Bon, duke thënë se objekti misterioz është i bërë nga hekuri dhe ka një gravitet special prej 7.75. Objekti ka një peshë prej 785 gramësh dhe diametra 67 x 67 x 47 mm. Ky kub gjendet aktualisht në muzeun Heimathaus në Vöcklabruck, Austri, dhe është e qartë se është bërë me ndonjë makinë. Por, cili ishte qëllimi i krijimit të tij dhe kush e bëri atë ende nuk dihet.

(Kosova Sot Online)