Ekspertët: Kontakti i parë me jashtëtokësorët, mund ta sjellë fundin e civilizimit njerëzor

  • 24 February 2020 - 09:08
Ekspertët: Kontakti i parë me jashtëtokësorët, mund ta sjellë fundin e civilizimit njerëzor

Ajemi vetëm në Univers? Kësaj pyetje astronomët janë munduar t'i përgjigjen që prej kohës kur është zbuluar që toka nuk është planeti i vetëm në kozmos. Mirëpo, ndonëse janë bërë disa hulumtime në kërkim të planetëve të banueshëm dhe të sinjaleve nga ndonjë racë inteligjente, disa ekspertë kanë thënë që kontakti i parë me jashtëtokësorët rrezikon të jetë shkatërrues për njerëzimin.

Ata kanë thënë që nëse ne ju tregojmë jashtëtokësorëve se ku ndodhemi, rrezikojmë të tërheqim vëmendjen e ndonjë race të rrezikshme të alienëve, të cilët më pas do të mund të bënin shkatërrime marramendëse, e me shumë gjasë do t'i jepnin fund ekzistencës së civilizimit njerëzor. Megjithatë, në Konferencën e Ekspertëve të dukurive paranormale që është mbajtur në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara ka pasur edhe të atillë që kanë thënë se duhet të përpiqemi të dërgojmë mesazhe për jashtëtokësorët, pasi që në të kundërtën mund ta humbasim mundësinë e kontaktimit me ta.

(Kosova Sot Online)