Fisi që jeton me kufomat e më të dashurve të tyre

  • 24 February 2020 - 09:23
Fisi që jeton me kufomat e më të dashurve të tyre

Këto kufoma janë më të dashurit e anëtarëve të një fisi në Guinenë e Re. Pas vdekjes, këto kufoma ishin tymosur, duke u lënë të qëndrojnë jashtë varreve, pa u djegur. Fisi Anga, që jeton në zonat malore të Guinesë së Re, ka tradita shumë të çuditshme, që dallojnë shumë nga traditat e fiseve të tjera të Guinesë së Re. Ata e marrin trupin e të vdekurit dhe e çajnë në mes për t'i larguar lëngjet.

Gjuha, thembrat dhe pëllëmbët e duarve i lihen bashkëshortit ose bashkëshortes si kujtim. Pastaj trupi i të vdekurit mbështillet me baltë dhe tymoset. Ata i lënë kufomat pa i prekur deri në momentin kur deformohen tej mase, pastaj, i marrin, i rregullojnë dhe përfundimisht i vendosin përsëri në vendin më të përshtatshëm ku mund t'i shohin dhe të frymëzohen. Çuditërisht, kjo metodë ka rezultuar efektive, pasi që ka kufoma të atilla që nuk janë deformuar tërësisht tash e dyqind vite.

(Kosova Sot Online)