Një ufo me ngjyrë vjollcë shihet në qiellin e perusë

  • 24 February 2020 - 13:22
Një ufo me ngjyrë vjollcë shihet në qiellin e perusë

Politikanët e Perusë janë sikur të gjithë politikanët e tjerë në botë: Duhet të ndodhë diçka shumë e madhe për t'ua ndërprerë intervistën për ndonjë televizion. Pikërisht kjo ka ngjarë në Lima të Perusë, kur një politikan ka qenë duke dhënë një intervistë për një televizion lokal dhe përnjëherësh fytyra e gazetarit, që ka qenë duke e intervistuar politikanin Renzo Reggiardo kishte ndryshuar.

Në prapaskenën e Reggiardo-s ishte shfaqur një objekt ngjyrë vjollcë, 200-300 metra lart sipërfaqes së tokës, i cili rrotullohej vazhdimisht. Objekti në fjalë ishte dëshmuar se nuk është aeroplan e as diçka tjetër tokësore, ndërsa, gjatë kohës kur ka qëndruar në qiell, të gjithë njerëzit kishin ndaluar për ta shikuar.

(Kosova Sot Online)