Doktori, i cili e kishte shëruar gruan që për shtatë vite kishte jetuar me dhimbje të tmerrshme

  • 25 February 2020 - 15:07
Doktori, i cili e kishte shëruar gruan që për shtatë vite kishte jetuar me dhimbje të tmerrshme

Një grua, e cila ka përjetuar dhimbje të tmerrshme në shpinë për plot shtatë vite, pretendon se është shëruar pasi që është operuar nga një doktor, që kishte ardhur nga një shekull tjetër. Barbara Phoenix, 59-vjeçare, në vitin 2007 ishte diagnostikuar me sëmundjen e njohur si "fibromyalgia", sëmundje kjo që shkakton dhimbje të përgjithshme dhe plogështi. Ajo veçse ishte pajtuar me faktin se që dhimbjet do ta përcillnin gjatë gjithë jetës, pasi që ilaçet e përshkruara nga doktori nuk kishin pasur fare efekt. Mirëpo, pasi që kishte dëgjuar për operacionet psikike, ajo kishte vendosur ta provonte dhe si rrjedhojë, gruaja që dikur as që e kishte imagjinuar të ecte pa dhimbje, tash i kalon nga dy shkallë përnjëherësh, sikur të ishte adoleshente! Zonja Phoenix, që është e martuar me Allan-in, po ashtu 59-vjeçar, ka thënë:

"'Fibromyalgia' është një sëmundje që nuk ka shërim. Jam ndjerë e plogësht dhe kam ndjerë dhimbje të tmerrshme për disa vite me radhë. Pastaj, pasi që u jam nënshtruar diagnozave, dhimbja veçse më ishte përkeqësuar. Në fund të vitit 2012, si pasojë e dhimbjeve unë mezi ecja andaj dilja shumë rrallë jashtë shtëpisë. Kam shkuar vazhdimisht tek doktorët, mirëpo ata gjithmonë m'i kanë thënë gjërat e njëjta - të marrë qetësues. Vitin e kaluar jam detyruar që të ndaloj së rregulluari kopshtin dhe shtëpinë". Kontakti me zotëri Fuller-in E dëshpëruar nga dhimbjet e vazhdueshme, zonja Phoenix nga Uellsi Perëndimor ishte përgatitur që të provonte gjithçka që do të mund t'i ndihmonte me përmirësimin e gjendjes shëndetësore dhe si rrjedhojë ajo, nëpërmjet miqve të interesuar në aktivitetet paranormale, ajo kishte dëgjuar për një doktor fantazmë. Nëpërmjet rekomandimit të tyre ajo i kishte shkruar një burri të quajtur Vincent Fuller nga Ridingu i Anglisë. "Doktorët psikikë nuk është se kanë trajnime mjekësore mirëpo iu ndihmojnë njerëzve nëpërmjet gjurmimit të shpirtrave. Allan-i më ka mbështetur gjatë gjithë kohës ndërsa në qershor të vitit të kaluar, Vincent-i pati ardhur në Uells për të më takuar", ka thënë ajo. "Pata ftuar disa miq për të më dhënë mbështetje dhe të gjithë së bashku u patëm mbledhur në një sallë lokale". "Heshtja mbretëronte gjithandej", ka thënë zonja Phoenix. Mirëpo, pastaj kishte ndodhur diçka e pazakonshme. "Një burrë që quhej Doktor Charles pati ardhur dhe nëpërmjet Vincent-it, ai kishte thënë që kishte lindur në vitet e 1880-a dhe kishte vdekur në moshën 86-vjeçare. Që prej asaj kohe, ai iu kishte ndihmuar njerëzve nga jeta tjetër. Ndërsa, sa herë që ishte pyetur se pse po e bënte një gjë të tillë, ai vazhdimisht i është përgjigjur duke thënë: 'Kam shumë njohuri, andaj dua të ndihmoj'", ka thënë mes të tjerash, zonja Phoenix. E kënaqur me përgjigjen, zonja Phoenix e kishte ftuar zotëri Fuller-in në shtëpinë e saj, disa ditë më vonë. Ndërhyrja e pazakontë "Më pati thënë të shtrihesha në stomak. Pastaj, pa kaluar shumë kohë, Vincent-i ishte shndërruar në Doktor Charles-in. M'i pati vënë duart mbi trup dhe papritmas pata filluar të ndjehem çuditshëm.

Kisha përshtypjen se të gjitha organet po më rrotulloheshin. Dukej sikur të isha shtatzënë dhe fëmija po shqelmonte nga brenda. Pastaj, u patë shfaqur një infermiere e veshur me të bardha. Mund ta ndjeja që ishte një shpirt", ka shtuar ajo. Pas rreth një ore, ndërhyrja kishte përfunduar dhe ajo e kishte paguar zotëri Fuller-in 60 funte (81 euro), ndërsa dy ditë më vonë ajo ishte ndjerë shumë keq, efekt anësor i ndërhyrjes për të cilin e kishte paralajmëruar zotëri Fuller. Mirëpo që prej asaj kohe, dhimbja ka kaluar dhe ajo tani jeton e lumtur. "Kam pasur ndjenjën që do të jetoj përjetë me dhimbje, mirëpo tani jetoj e lumtur falë një doktori që ka vdekur para shumë vitesh", ka përfunduar ajo e lumtur. 

(Kosova Sot Online)