Lidhjet midis familjes mbretërore britanike dhe alienëve

  • 26 February 2020 - 09:24
Lidhjet midis familjes mbretërore britanike dhe alienëve

Pjesëtarët e familjes mbretërore britanike jetojnë në një botë e cila për ne të tjerët mund të jetë e pakuptueshme. Këtë e kanë të qartë të gjithë ata që iu kushtojnë vëmendje ritualeve dhe simboleve të çuditshme të tyre.

Thuhet se princesha Diane kishte biseduar rreth këtyre gjërave me një mik të saj të afërm. Ajo kishte thënë se pjesëtarët e familjes mbretërore britanike janë aq shumë të lidhur me Skocinë, meqë në këtë vend ka aq shumë hyrje për në botën e nëndheshme, ku jetojnë alienët e ngjashëm me reptilët.

Diane kishte thënë se mbretërorët kanë lidhje edhe me iluministët. Mbretëresha, sipas saj, ka frikë të madhe nga një njeri me emrin e koduar "Pindar". Dihet se lideri i iluministëve quhet "Pindar".

Pindari i raporton liderit të reptilëve, që jetojnë në brendësi të Tokës. Këtë me gjasë e di edhe aktorja Helen Mirren, e cila në vend që ta thoshte troç se mbretërorët janë zvarranikë, ajo kishte thënë se ata janë alienë. Edhe Diane e ndjerë thoshte shpesh, duke iu referuar mbretërorëve: "Ata nuk janë njerëz".

(Kosova Sot Online)