Në Mars gjendet një gazetë e vjetër?

  • 27 February 2020 - 11:27
Në Mars gjendet një gazetë e vjetër?

P rej se është dërguar roveri më i ri në Mars, nuk kanë pushuar lajmet rreth pamjeve që i sjell ai deri te ne. Derisa NASA në njërën anë ka qenë kategorike në mohimet dhe demantet e saj në lidhje me atë se në këto pamje shihen jashtëtokësorët, apo edhe ndonjë shenjë për ekzistimin e jetës në planet, mbështetësit e ideve të konspiracionit kanë gjetur këto shenja edhe aty ku kurrë nuk do të vëreheshin nga të tjerët. Ueb-sajti i quajtur "Paranormal Crucible" së fundmi në një foto ka zbuluar atë që duket të jetë një gazetë e vjetër.

Paramendoni, një gazetë e vjetër në Mars! Edhe kjo fotografi është bërë nga roveri "Curiosity" që gjendet aktualisht në Mars. Ky objekt që me të vërtetë ngjanë me një gazetë të vjetër, është parë në kraterin Gale, afër Kodrës Sharp. A mund të merret kjo edhe si një dëshmi se në Mars ka pasur jetë? A ka mundësi që në Mars të ketë baza sekrete ushtarake, të cilat edhe mund ta kenë dërguar atë gazetë aty? Apo e tëra është vetëm pjellë e imagjinatës? Sido që të jetë, nëse në Mars me të vërtetë ekziston ndonjë gazetë, atëherë ajo, pa dyshim, do të ishte gazeta jonë dhe e juaja, "Kosova Sot".

(Kosova Sot Online)