Edhe Frank Drake kundër kontaktit me alienët

  • 27 February 2020 - 11:41
Edhe Frank Drake kundër kontaktit me alienët

Astronomi legjendar beson se do të ishte "i marrë" tentimi i dërgimit të mesazheve në gjithësi. Frank Drake, astronomi, i cili zhvilloi barazimin e dizajnuar për të llogaritur se sa civilizime të përparuara mund të ekzistojnë në galaktikën tonë, ka thënë se dërgimi i mesazheve në gjithësi, me qëllim të kontaktimit me këto civilizime, për momentin është i kotë. Ai ka thënë se me këtë aktivitet duhet të presim edhe rreth 50-100 vjet të tjera, gjatë së cilës kohë energjinë tonë duhet ta përqendrojmë te kërkimet më efikase.

Drake po ashtu mendon se një racë e përparuar e jashtëtokësorëve do ta kishte të pamundur që të udhëtonte midis yjeve, për shkak të kërkesave të mëdha energjetike për të udhëtuar qoftë edhe në distanca të vogla. Ai ka llogaritur se për një udhëtim 100-vjeçar te një yll më i afërt, me një të dhjetën e shpejtësisë së dritës, nevojitet një energji e cila do t'i mjaftonte SHBA-së për 200 vjet.

(Kosova Sot Online)