Katër llojet e universeve paralele

  • 28 February 2020 - 08:27
Katër llojet e universeve paralele

Kohët e fundit është duke u diskutuar gjithnjë e më shumë rreth universeve paralele. Ekspertët e kësaj fushe kanë ardhur deri te konkludimi se ekzistojnë katër lloje të mundshme të universeve të tilla, edhe pse kohët e fundit shkencëtarët kanë filluar të flasin edhe për multiverset.

Lloji i parë i universit paralel është universi i pafundmë, ku çdo konfiguracion i mundshëm i materies duhet të përsëritet në një moment të caktuar.

Lloji i dytë është universi flluskë, që fryhet, por që më pas mund të shpërthejë dhe të zhduket. Lloji i tretë i universeve paralele është universi me shumë botë, shprehje që ka lindur nga bazat e mekanikës kuantike, por që më shumë është i njohur me emrin universi i "historisë alternative". Dhe, lloji i katërt i universit paralel është universi me lloje të ndryshme të fizikës dhe matematikës.

(Kosova Sot Online)