Fantazma e gruas me fustan me lule, shfaqet përsëri në bretbaj të Anglisë

  • 15 March 2020 - 15:33
Fantazma e gruas me fustan me lule, shfaqet përsëri në bretbaj të Anglisë

Ë shtë paraqitur edhe personi i tretë që ka raportuar për detajet e shfaqjes së një gruaje fantazmë në fshatin e quajtur Bretbaj. Pas një raportimi të nxjerrë nga tablodi 'Telegraph', për një grua fantazmë, e cila ishte paraqitur në fshatë, e veshur me një fustan me lule, në redaksinë e këtij tabloidi është lajmëruar edhe Matthew Roberts, duke e çuar në tre numrin e raportimeve për të njëjtin rast.

"Unë kam punuar në Bretbaj dhe në një rast, një grua e veshur me fustan me lule i ishte afruar një roje të sigurimit, të cilin e kishte pyetur për një lokacion të afërm. Pasi që ai ia kishte dhënë udhëzimet, ajo ishte zhdukur. Megjithatë, pasi që i patëm shikuar incizimet e bëra nga kamera e sigurisë, dukej që roja po bisedonte me dikë, mirëpo personi tjetër nuk shihej në video", ka thënë Matthew. Karakteristikë e shfaqjes së kësaj fantazme është që, në të tri rastet, është thënë që kontakti me fantazmën ka ndodhur gjatë sezonit të dimrit.

(Kosova Sot Online)