Hëna më e madhe e Jupiterit ka më shumë ujë se Toka

  • 19 March 2020 - 12:28
Hëna më e madhe e Jupiterit ka më shumë ujë se Toka

Hëna më e madhe në sistemin diellor mendohet të ketë më tepër ujë sesa vetë toka. Shkencëtarët tani besojnë se hëna e Jupiterit, Ganymede, që në fakt është më e madhe sesa planeti Merkur, ka një oqean sipërfaqësor të mbushur me ujë.

Ky zbulim është bazuar në të dhënat nga Teleskopi Hapësinor "Hubble", që ka shfaqur një oqean, i cili besohet të jetë i mbushur me ujë të njelmët, për shkak të efektit të aurorës polare, që e detyron hënën të lëviz para-prapa gjatë marrëdhënieve magnetike me hënat tjera të Jupiterit. Ky zbulim ka bërë që kjo hënë tani të renditet në mesin e vendeve jashtëtokësore më të mundshme për gjetjen e evidencave që dëshmojnë se ka kushte të përshtatshme për jetesë.

(Kosova Sot Online)