A janë duke u fshehur shenjat e jetës së alienëve në refleksionet e planetëve?

  • 22 mars 2020 - 13:00
A janë duke u fshehur shenjat e jetës së alienëve në refleksionet e planetëve?

Dëshmitë rreth pranisë së organizmave mund të shihen në dritën që shihet rreth sistemit diellor. Astronomët në Nju Jork kanë prezantuar një metodë të re për gjetjen e jetës. Ata kanë katalogizuar 137 specie të ndryshme të organizmave të Tokës, duke studiuar dritën e tyre të reflektuar. Metoda e njëjtë do të mund të përdorej për ta zbuluar jetën në planetët e tjerë. Për shembull, nga orbita, pjesa më e madhe e Tokës duket e gjelbër, për shkak të pranisë së bimëve.

"Rezultatet tona tregojnë diversitetin mahnitës të jetës, që mund të detektohet", thotë bashkautori i studimit, Dr Siddharth Hegde. Çelësi i gjetjes së jetës në planetët e tjerë pra, mund të ketë të bëjë me shikimin e dritës që reflektohet, thonë shkencëtarët. Ata kanë treguar sesi, duke u bazuar në studimin e dritës që reflektohet nga ndonjë organizëm i gjallë, mund të përcaktohet përbërja e tij kimike dhe karakteristikat e tjera. 

(Kosova Sot Online)