Policët kishin parë fantazma pas sulmeve të 11 shtatorit

  • 24 March 2020 - 13:44
Policët kishin parë fantazma pas sulmeve të 11 shtatorit

Sipas rrëfimeve të disa policëve, të cilët ishin ngarkuar me detyrën e kontrollimit nëpër rrënojat e krijuara pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA, ata kanë parë disa gjëra që aspak nuk mund të konsiderohen si "normale". Polici i pensionuar nga Nju-Jorku, Frank Marra, rikujton ta kishte parë një grua të çuditshme, të veshur në të zeza, me rroba sikur ato të Luftës së dytë botërore, e cila mbante në dorë diçka që dukej si shportë ushqimesh.

Ajo figurë paraqitej në një distancë të caktuar nga ai dhe, sa herë që ky tentonte ta shikonte më mirë, ajo zhdukej. Edhe disa policë të tjerë kanë thënë se kishin parë hije të zeza dhe "masa të mëdha, të zeza" që paraqiteshin dhe zhdukeshin derisa ata kontrollonin rrënojave. Marra më pas kishte konsultuar një grua me aftësi të veçanta, e cila i kishte thënë se gruaja në të zeza në fakt ishte "mbledhëse e shpirtrave", e cila i drejtonte shpirtrat e të vdekurve në botën tjetër.

(Kosova Sot Online)