Çka mund të presim nga shkenca gjatë 50 viteve të ardhshme?

  • 24 March 2020 - 13:46
Çka mund të presim nga shkenca gjatë 50 viteve të ardhshme?

Sikur 50 vjet më parë do t'i thoshit ndokujt se, në vitin 2015 do të jetë normale posedimi i printerit 3D, ai jo vetëm që do të të shikonte si si shushatur, por edhe do të të pyeste se çka është ai send që e quan "printer", çka dmth 3D dhe çka vyejnë këto sende.

Kështu pra, mos u habitni nga ajo që mund të na sjellë shkenca gjatë 50 viteve të ardhshme, duke filluar nga teleportimi (bartja e një objekti nga një vend në një vend tjetër, në kohë reale), pastaj drita e çuditshme, e cila mund të lidhet nyje, gjë që mund të bëhet me anë të hologramëve, pastaj objektet që vetë evoluojnë (këtu e kemi fjalën për printerët 4D, të cilët bëjnë objekte të cilat më pas mund të ndryshojnë vetvetiu), vrimat e zeza në laborator, ndaljen e dritës (shkencëtarët e Harvardit tanimë ia kanë dalë që ta ngadalësojnë dritën, bile edhe ta ndalin krejt), prodhimin e antimateries, telepatinë, etj.

(Kosova Sot Online)