Kafka misterioze, që janë shumë të çuditshme

  • 26 March 2020 - 14:49
Kafka misterioze, që janë shumë të çuditshme

Kafka e 'djallit' Gjatë gërmimeve të bëra në Pensilvani, në fund të viteve të 1800-a, arkeologët kishin mbetur të shtangur kur, në vend se të gjenin mbetjet e njerëzve, që kishin jetuar në shekullin e trembëdhjetë, kishin zbuluar këtë kafkë që ngjason me atë të një djalli. Përveç brinjëve që duken qartë se dalin nga koka e kësaj krijese, fakti që skeleti i trupit ka qenë 2.2 metra i gjatë, ka qenë edhe më intrigues. Fillimisht ishte diskutuar shumë fakti nëse këto eshtra i përkisnin një krijese njerëzore apo jo, megjithatë arkeologët e kanë pasur të pamundur që ta hulumtojnë më në detaje këtë kafkë, pasi që është zhdukur pasi që është dërguar në Muzeun e Filadelfias.

Kafka e jashtëtokësorit Kjo kafkë është zbuluar në Meksiko në fillim të viteve të 1930-a. Në fillim, kafka, përveçqë kishte shkaktuar disa reagime të pabaza, askush nuk kishte sjellë ndonjë reagim të bazuar në fakte. Gjithsesi, në vitin 1999, studiuesit të dukurive paranormale, Lloyd Pye, i ishte dhënë mundësia që ta ekzaminonte kafkën dhe pas këtij ekzaminimi ai kishte nxjerrë një përfundim shumë të çuditshëm: "Kafka në fjalë është njëra nga dëshmitë më të mëdha që në të kaluarën kemi pasur marrëdhënie në mes të jashtëtokësorëve dhe njerëzve". Pye kishte pretenduar që nëna e personit në fjalë kishte qenë grua njeri, ndërsa babai i tij kishte origjinë qiellore. Kafkat e gjata Këto kafka me formë të çuditshme kanë shkaktuar reagime nga më të ndryshmet, që prej zbulimit të tyre në vitin 1928. Kafkat në fjalë pretendohet të jenë më shumë se 3.000 vjet të vjetra, ndërsa shumica e antropologëve e kanë pranuar që zbulimi i tyre ka shkaktuar ndryshime të mëdha në mënyrën e perceptimit të të kaluarës së njerëzimit.

Skeptikët janë munduar ta arsyetojnë formën e zgjatur të këtyre kafkave me faktin që njerëzit në të kaluarën i kishin lidhur kokat e tyre vazhdimisht, megjithatë, kjo është konsideruar si teori e paqëndrueshme, pasi që ndikimi i jashtëm nuk mund të ndikojë kaq shumë në volumin e trurit. Kafkat në fjalë janë për 25 për qind më të mëdha dhe për 60 për qind më të rënda se kokat e njerëzve normalë. 


(Kosova Sot Online)