Dëshmitarja nga Miçigeni kujton ditën e takimit me UFO

  • 27 March 2020 - 11:13
Dëshmitarja nga Miçigeni kujton ditën e takimit me UFO

Një dëshmitare nga Miçigeni i Shteteve të Bashkuara e ka kujtuar momentin e vitit 1966 kur ajo dhe kushërira e saj kishin zbuluar një disk të një UFOje pasi që kishin shkelur në një hapësirë të dyshimtë. Raportimi i saj ishte marrë parasysh edhe atëherë, duke u koduar si Rasti "63749".

Dëshmitarja në raport kishte shkruar që në ditën e incidentit ajo dhe kushërira e saj kishin qenë shtatëvjeçare dhe, duke ecur nën rrezet e diellit, kishin vërejtur një UFO në tokë. Fillimisht kur kishin parë copëzat e metalit ato kishin menduar që ishin mbetje të ndonjë makine tokësore, mirëpo ishin tronditur kur i kishin parë copëzat e metalit teksa lëviznin nëpër hapësirë. Dëshmitarja, raportin e së cilës e kishin shkruar prindërit e saj, ka thënë që objektet kishin filluar të lëvizin në formë zikzaku dhe ishin zhdukur pas një kohe të shkurtër.

(Kosova Sot Online)