UFO në formë njeriu incizohet në qiellin e Perusë

  • 27 March 2020 - 11:16
UFO në formë njeriu incizohet në qiellin e Perusë

Në një video të publikuar më 6 mars të këtij viti mund të shihet një fenomen shumë i çuditshëm, që, në fakt, nuk mund të shpjegohet. Në juglindje të Perusë pretendohet të jetë incizuar një krijesë shumë e çuditshme, në formë të njeriut, duke fluturuar në qiell.

Video në fjalë është postuar nga Dr. Anthony Choy, i cili merret me studimin e dukurive paranormale dhe është një ndjekës i madh i UFO-ve. Ai, madje, pas publikimit të videos, ka bërë trysni mbi autoritetet e Perusë duke kërkuar nga ta që menjëherë t'i publikojnë të dhënat e tyre sekrete, në lidhje me UFO-t.

(Kosova Sot Online)