Zbulohet një salamandër gjigant parahistorik

  • 29 March 2020 - 09:10
Zbulohet një salamandër gjigant parahistorik

Një specie e veçantë e zvarranikëve që kishin madhësi të një automobili, është identifikuar nga fosilet në Portugali. I njohur me emrin Metoposaurus algarvensis, ky amfib gjigant besohet se ushqehej me peshq gjatë periudhës së fundit triasike, rreth 200 milionë vjet më parë. Mbetjet e tij, bashkë me ato të qindra specieve të tjera, janë gjetur në gurët e sedimentuar nga kërkuesit shkencorë të Universitetit të Edinburgut, në shtratin e shterur të një liqeni parahistorik në regjionin Algarve të Portugalisë jugore.

Me një gjatësi deri në 2 metra, Metoposaurusi kishte një kokë të gjatë të çuditshme, të rrafshët, e cila në mënyrë qesharake është quajtur "ulëse tualeti me dhëmbë" nga studiuesi Steve Brusatte. Për shkak të gjymtyrëve të saj të shkurtra, kjo kafshë nuk ka mundur të largohej fort nga uji. Kjo kafshë besohet se ka jetuar deri në fund të periudhës Triasike. 

(Kosova Sot Online)